Njihuni me bandën e tmerrshme me 50.000 anëtarë të shtrirë gjithandej që rivalizon MS-13

loading...

loading...

MS-13 nuk është e vetmja bandë që mbjell dhunë dhe terror nga Amerika Qendrore deri në Kanada: takoni Barrio 18.

Me mijëra anëtarë në qindra kilometra dhe interesa në një numër aktivitetesh të ndryshme të paligjshme, Barrio 18 është një nga kërcënimet më të mëdha kriminale në rajon,” shkruajnë analistët për “InSight Crime”.

Javën e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Jeff Sessions vizitoi homologun e tij në El Salvador për të diskutuar mbi mënyrat për të goditur bandat transnacionale – MS-13 dhe Barrio 18 në mesin e tyre.

I njohur gjithashtu si Rruga e 18-të, banda i ka rrënjët e saj në Los Angelesin e viteve ’60, ku fillimisht ishte e përbërë nga emigrantë meksikan.

Gjatë dekadave, Barrio 18 hapi rekrutimin e saj edhe për anëtarët nga Amerika Qendrore, shpesh duke synuar fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të emigrantëve.

Ndërsa rangjet e bandës u rritën, ajo u bë objekt i FBI dhe goditjeve policore, duke dërguar shumë prej anëtarëve të saj veteran në burg.

Shtrirja e veprimtarisë gjithashtu kishte një efekt të padëshiruar, duke përhapur shtrirjen e bandës në El Salvador, Guatemalë dhe Honduras, ndërsa anëtarët e ngurtësuar u dërguan përsëri në vendet e tyre amtare, ku ata kanë luftuar brutalisht me MS-13.

Banda është megjithatë e njohur për zbatimin e rregullave strikte dhe bindjen absolute midis radhëve të saj, dhe dështimi për të treguar respektin e duhur mund të sjellë dënime të ashpra, duke përfshirë ekzekutimin.

Barrio 18 kanë qenë të lidhura me tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe banda është e lidhur ngushtë me mafian meksikane, një tjetër rrjet krimi të organizuar hispanik me origjinën nga burgjet amerikane.

Ngjyrat e tyre, blu dhe e zezë, janë në nderim të mafies meksikane: blu për bandën aleate dhe e zezë për ngjyrën origjinale të Barrio 18.

Ashtu si MS-13, struktura e decentralizuar e Barrio 18 e ka bërë atë tepër rezistente ndaj dekadave të përpjekjeve për ta zhdukur atë.

Anëtarët e Barrio 18 identifikohen nga tatuzhet që kanë, ku asnjërit nuk i mungon së paku numri “18”, siç mund t’i shikoni në fotot e mëposhtme

loading...