Njihuni me 84-vjeçaren Jane, notaren më të fortë në Britani (Foto)

asher-01-3563481b

Me shumë rekorde botërore nën brezin e saj, kjo penzionere e pabesueshme është ende një notare e fortë.

Nuk është e lehtë të kujtosh se sa shumë rekorde botërore ke thyer kur rekordet kalojnë numrin 100.

Jane Asher, një 84-vjeçare nga Britania, po mban ende formën e saj perfekte duke notuar si një e re – ndoshta edhe më mirë se një e tillë, transmeton Gazeta Express.

“Duhet të ushtrohem edhe për më shumë gara, të mësoj më shumë njerëz, të provoj arritje të reja botërore dhe t’i thyej ato përsëri. Unë kam pasur gjithmonë shumë energji”, thotë ajo.

Asher është “mbretëreshë” e notit, duke fituar në pothuajse çdo garë dy dekadat e fundit. Në kategorinë e moshave 80-84, ajo theu 25 rekorde të tjera – pa llogaritur 75 rekordet e listuara botërore.

Ajo tani do të garojë në një tjetër garë për moshat 85-90 – pasi ditëlindja e saj është në mars – ku ajo shpreson që t’i thyej edhe 32 rekorde të tjera këtë vit.

asher-02-3563482b

asher-03-3563483b

asher-04-3563486b