Njeriu që hodhi poshtë teorinë e sulmit të 11 shtatorit (Video)


Janë bërë 15 vite prej kur ndodhi ngjarja tragjike e 11 shtatorit në qytetin e Nju Jorkut.
Përgjatë këtyre viteve, ka pasur shumë teori konspirative të cilat kanë tentuar të hedhin dritë mbi atë se si u rrëzuan Kullat Binjake.

Madje, shumë teori konspirative fajësojnë qeverinë amerikane për këtë tragjedi, transmeton Gazeta Express.

Përderisa plot teori mbesin të pavërtetuara, një burrë ka vendosur ta zgjidhë një. Ai ka provuar të dëshmojë atë se si avionët që i goditën kullat nuk kanë mundur të shkaktojnë aq shumë djegie sa për të shkrirë çelikun e Kullave Binjake.

Videoja e tij, në të cilën ai e bën shpjegimin e tij për këtë ngjarje, ka marrë më shumë se 7 milionë shikime prej se është postuar më 2015. Shikojeni atë:
njeriu