Njeriu me penis artificial bombardohet me oferta, thotë se s’ka kohë për të gjitha (Video +16)

man-fitted-with-bionic-penis-loses-his-virginity-at-44_1480867993-7586946

Mohammed Abad, i cili i është nënshtruar një operacioni për ta vendosur një penis artificial 20 centimetra të gjatë, thotë se përmbytur me oferta nga gratë të cilat duan të kryejnë marrëdhënie seksuale me të. Por, ai thotë se është shumë i lodhur për t’ua plotësuar dëshirat të gjitha grave, Abad i ka humbur virgjërinë në fillim të këtij viti, në moshën 44-vjeçare, pasi është bërë me penis artificial. Abad, i cili vjen nga Edinburgh, Skoci, ishte lëndua rëndë dhe shëmtuar në pjesën e poshtme pas një aksidenti rrugor kur kishte qenë fëmijë. Por, pasi që ka treguar se është bërë me penis elektronik i cili ia mundëson atij të bëjë seks me orë të tera, ai është bombarduar me kërkesa nga zonja të ndryshme. Ai ka thënë për Daily Star Sunday: “Marr shumë mesazhe online nga gratë, të cilat më kërkojnë të bëj seks me to.” Ai thotë se ato kanë dëgjuar për penisin e tij artificial. “Ato kanë dëgjuar për penisin tim artificial dhe dëshirojnë ta provojnë atë. Ato mendojnë se mund të bëjë seks për orë të tera,” ka thënë ai. Por, ai thotë se punon gjatë dhe ndjehet i lodhur që t’ua plotësojë dëshirat të gjitha grave.