Njeriu i padukshëm që bën fotografi me hijen e tij…(FOTO)

Arti vërtetë që është i çuditshëm dhe shpesh i pakuptueshëm për njerëzit e thjeshtë, por ky lloj arti është shumë i veçantë.

Bëhet fjalë për artistin që nuk fotografon asgjë tjetër veç hijes së tij. Këto fotografi befasuese të marra nga Pol Úbeda Hervàs shfaqin vetëm hijen e tij dhe atlete që personifikojnë veten e tij jo ekzistuese.

Hervàs, i cili është krijuesi dhe drejtori artistik i firmës Reklamuese JWT Barcelona, besohet të ketë krijuar imazhet me Photoshop, duke i lënë shikuesit me gojë hapur.

Ai tha se frymëzimi për këtë projekt erdhi si pasojë e ndryshimeve në jetën e tij çka e kishin bërë të pasigurt se kush ishte. Ai ka vendosur që të lërë vetëm atletet që të tregojë se në fakt ka fragmente kur ai është i ndërgjegjshëm për çka është dhe nuk është vetëm hije e vetvetes.

Hervas tha: “Unë nuk e njoh më veten time. Këto foto shprehin pikërisht këtë ndjesi. Këto fotografi janë mënyra se si shoh veten tani”.