Njerëzit ushqehen me mish qeni, ky është shteti në krizë urie

Kriza ushqimore në Venezuelë ka detyruar banorët që të therin qentë e tyre, për të konsumuar mishin e tyre përgjatë vakteve.

Pamjet e burrave që therin qentë në rrugët e kryeqytetit, Caracas janë duke bërë xhiron e botës. Kjo nuk është hera e parë që Venezuela përjeton zi urie, por në rastet e tjera situata ka qenë më e mirë sepse njerëzit nuk kanë qenë të detyruar të therin qentë për të mos vdekur urie.

Pjesa dërmuese e banorëve shprehen se pas zgjedhje e kanë të pamundur të përballojnë blerjen e vezëve dhe gjalpit dhe jo më të mishit. Që nga qershori 62% e familjeve nuk mund të përballonin dot blerjen e vezëve, vetëm 34% e familjeve mund të blinin vetëm vaj për gatim.

Nga ana tjetër presidenti Nicolas Maduro fajëson protestat e opozitës, duke u justifikuar me faktin se ata kanë bllokuar autostradat. Sjellja e tyre na hoqi edhe ndihmat nga Ushingtoni është shprehur Maduro. Por banorët për gjendjen në të cilin gjendet vendi fajësojnë presidentin.

Problematikë tjetër është bërë edhe vjedhja e kafshëve nga kopshtet zoologjike. Në kopshin zoogjik në Maricabo janë vjedhur pela, buaj madje edhe panda.

I kanë vjedhur që t’i hanë, jemi në kriz urie”,- ka thënë Luis Morales, një oficer.

Burimi: Mail Online