Njerëzit po i spërkasin rrobat me vodkë për një arsye të veçantë

A e keni ditur se ekziston një trik me vodkë për rroba që shumica e njerëzve e përdorin?
Nëse dëshironi të shpëtoni nga era e rrobave – që shpesh kanë erë sikur janë palarë edhe nëse nuk janë – atëherë kjo zgjidhje është për ju.
E gjitha çfarë duhet të bëni është të spërkatni vodkë në rrobat tuaja për të hequr bakteret dhe erën e keqe të tyre, transmeton Gazeta Express.
Pasi vodka vret bakteret, kur tretet ajo largon edhe erën e keqe të tyre dhe rrobat duken sikur të jenë larë. Gjërat që ju duhen për këtë trik janë një shishe spreji që mund të blihet në markete dhe vodkë të përzier me ujë (1 gotë vodkë 3 ujë).
Ky trik është efektiv edhe për rrobat e përditshme të punës, këpucëve me erë dhe pajisjeve të palestrës. Më poshtë mund ta shihni një video që tregon se vodkën mund ta përdoni për 15 gjëra të ndryshme – përveç se ta pini atë.
Ndiqe videon me poshte.