Njerëzit do t’i ngarkojnë njohuritë direkt në tru (Video)

loading...

Në filmin klasik sci-fi “The Matrix”, i cili u lansua më 1999, artet marciale transferoheshin në trurin e Neo-s përmes një kablloje të lidhur nga një kompjuter në kafkën e Neo-s.

Ai i morri aftësitë e artit marcial menjëherë, dhe ishte në gjendje që t’i përdorte ato në mënyrë perfekte.

Kjo ndodhi në një film sci-fi, por çfarë nëse ju themi se kjo nuk është më vetëm film sci-fi? Realiteti është se, një ekip i hulumtuesve në SHBA janë duke e zhvilluar momentalisht një teknologji të tillë, transmeton Gazet Express.

Hulumtuesit nga ‘Hughes Research Laboratories’, me bazë në Kaliforni, kanë zbuluar një metodë më të shpejtë të mësimit të gjërave, ngjashëm me atë që ishte shfaqur në filmin Matrix.

Ata thanë se kanë krijuar një simulues, i cili mund ta ushqejë me informacione trurin e njerëzve direkt, dhe t’i mësojë atij aftësi të reja në një kohë më të shkurtër.

Se për çfarë bëhet fjalë mund ta shikoni edhe videon përshkruese në YouTube:

djxi3yijciyqdhef1gcm.png

loading...

loading...