Një vit pas ndarjes të babait nga jeta, vajza i bën një kërkesë mamasë së saj! (VIDEO)

Melisa është vajza nga Mulleti, e cila nëpërmjet “Ka një mesazh për ty” i ka përcjellë mamasë së saj atë çka kishte kohë që se shprehte dot. Përpara një viti, babai i saj ndroi jetë pasi nuk e fitoi dot betejën kundër tumorit dhe që atëherë mamaja e saj nuk është më e njëjta. Ajo thotë se mamaja vetëm qan dhe se ka harruar të buzëqeshe, është mbyllur në shtëpi dhe i kanë shteruar forcat për çdo gjë.

Melisa ka edhe 3 motra e një vëlla tjetër, por vetëm ajo vazhdon të jetojë me mamanë pasi fëmijët e tjerë janë të martuar dhe kanë krijuar familjet e tyre. Ajo do që t’i kërkojë mamasë së saj, që të rifillojë të jetojë. “Të gjithë jemi mërzitur për babin, por ti më ke mua pranë. Duhet ta dish që ndikohem nga mërzitja jote dhe dua që të dyja të rigjejmë forcën. Dua që të më ndihmosh të bëj babin krenar, ashtu siç ju kam premtuar. Nuk të kërkoj asgjë tjetër, vetëm buzëqesh,” kanë qënë fjalët e 15-vjeçares.

Ndërkohë, mes lotësh, mamaja e saj ka pranuar që do të përpiqen të bëhet më e fortë. Ajo do të fillojë të dalë përsëri dhe të mos qajë më përpara vajzës së saj. Ky takim tek “E diela shqiptare” u mbyll me një gjest të veçantë të moderatorit Ardit Gjebrea, i cili ka kërcyer me mamanë e vajzës, Razien. Këtë kërcim Ariditi e bëri për ti treguar Razies se tashmë jeta vazhdon dhe se ajo nuk duhet të ‘ngujohet’ në shtëpi, por të bëhet e fortë për fëmijët e saj.