Një trik shokues për të mbuluar ngjyrën e rrënjëve të flokëve pa ngjyrosje

Kur ngjyra natyrale bëhet tejet e dukshme në flokë dhe ju bezdis, atëherë ka zgjidhje në mënyrë që të mos ngjyrosen ato shpesh e të mos dëmtohen, shkruan revista Kosovarja.

Nëse i keni flokët të ngjyrosura me ngjyra të hapura, përdorni puder për bebe duke e përzier atë me ndonjë pluhur të fytyrës me ngjyrë të hapur, dhe me një brushë të terur aplikoni atë në rrënjë dhe pastaj stiloni flokët sipas dëshirës.

Ndërsa nëse i keni flokët e ngjyrosura me ngjyrë të mbyllur, do t’ju ndihmojnë pluhurat e syve me ngjyrë kafe ose të zezë, me ç’rast aplikohen në të njejtën mënyrë me anë të brushës.

Këto jan truqet të cilat evitojnë dëmtimet e ngjyrosjeve të shpeshta të flokut duke marrë parasysh kemikalet e forta që përmbajnë ngjyrat e flokëve.Floket1