Një tjetër pedofil në kërkim, sulmoi 12 vjeçaren

loading...

foto

loading...
Avni Bajraktari është 40 vjeçari me banim në Qesarakë, emri i të cilit del në skenë pikërisht kur gjithë vendi vijon të flasë vetëm për një pedofil dhe vrasës. Komisariati nr. 4 para 20 ditësh kishte pranuar një denoncim të një familjeje, e cila kishin pretenduar se fëmija i tyre ishte e abuzuar nga një burrë në moshë, por që ata nuk e njihnin dhe nuk kishin të bënin me të, e për pasojë edhe nuk kanë mundur të kishin emrin e tij që t’ia besonin policisë.

Pas denoncimit të tyre policia ka kontaktuar edhe vetë të miturën e abuzuar, për të mësuar hollësi nga pedofili. Pas një pune intensive policia ka mundur të shkojë tek emri i Bajraktarit dhe ta shpallë në kërkim. Akuza e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur tashmë është formuluar dhe pritet që Bajraktari të vihet në pranga, transmeton shekulli. Sipas burimeve brenda këtij komisariati, bëhet e ditur se 40 vjeçari Bajraktari e ka njohur vajzën e mitur në lagjen e tij, pasi diku në afërsi të banesës së tij, banonte një njeri i afërt i saj. Atje kanë nisur edhe kontaktet e para, derisa burri, i cili është nga Skrapari, jeton në Qesarakë të Tiranës dhe rezulton të jetë i martuar dy herë, ka tentuar ta përdhunojë vajzën.

Burimet e policisë treguan edhe dialogun përshtirues që 40-vjeçari kishte bërë me të miturën, një vajzë e klasës së gjashtë, dialog që vajza iu ka besuar prindërve po edhe policisë dhe psikologes. Policia pas marrjes së të dhënave është vënë në lëvizje për arrestimin e tij, por me sa duket Bajraktari ka mundur të largohet nga Tirana. Janë kryer disa kontrolle në banesë dhe në vendet ku pretendohet se rri Bajraktari, por nuk është kapur.

Mbrëmjen e djeshme ka reaguar edhe familja e Bajraktarit të cilët mohojnë të ketë që familjari i tyre të ketë kryer një akt të tillë. Ka qenë gruaja e tij që ka treguar se gjithçka është e sajuar edhe pse sipas policisë familja e vajzës me 40-vjeçarin nuk njiheshin fare. Policia bën me dije se vajza ka mundur të ikë nga duart e burrit, ajo më pas ka treguar edhe mënyrën se si e kishte mashtruar dhe e kishte afruar 40 -vjeçari./LajmeOnline/

loading...