Një Studente Thyen një shtëpi për të hapur Facebookun

loading...

379

loading...
Një studente nga Universiteti në Georgia të SHBA-ve ka hyrë dhunshëm në një shtëpi për të kontrolluar Facebookun dhe më pas ka urinuar mbi krevat.
Për studentët amerikanë ekzistojnë mënyra të shumta për të ardhur deri te qasja në internet, duke filluar nga bibliotekat apo huazimi i një laptopi nga miqtë, por 18-vjeçarja ka vendosur që ta thyejë një shtëpi për të kontrolluar profilin e saj në rrjetin social dhe për të pushuar pak.
Kur ka ardhur në shtëpi, pronarja e ka gjetur studenten të shtrirë dhe duke e shfrytëzuar laptopin e saj.
Vajza ka kërkuar falje dhe ka shkuar, mirëpo nuk është ç’kyçur nga profili i saj dhe në atë mënyrë, policia e ka gjetur shumë shpejtë. CBS Atlanta njofton se para se të largohej, 18-vjeçarja kishte urinuar mbi krevat.

loading...