Një shqiptar humbi 30 mijë euro, shkatërron me armë kazinon

shqipe

Një person i armatosur ka gjuajtur me armë zjarri në ajër si dhe mbi paisjet e një kazinoje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kodër-Kamzës në Tiranë në një kazino. Nga burimet e policisë mësohet se personi ende i paidentifikuar ka humbur rreth 30 mijë euro duke luajtur për disa orë në poker dhe në nerva e sipër ka nxjerrë pistoletën nga brezi fillimisht dhe ka nisur të qëllojë në ajër, më pas mbi aparaturat e lojërave të fatit. Në momentin kur i ri ka gjuajtur me armë zjarri në kazino ndodheshin pesa veta, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Fatmirësisht nuk ka patur të plagour përveç dëmeve materiale. Sipas burimeve të policisë, një dëshmitar okular ka rrëfyer se një djalë i moshës 30 vjeçare pasi ka humbur të gjitha paratë në poker ka marrë pistoletën dhe ka gjuajtur mbi kompjuterat dhe më pas është larger nga vendngjarje. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja me kalibër 7.65 milimetër, si dhe janë fiksuar edhe gjurmët e gishtave në kompjuterin ku luante autori.