Një serb që po ‘përçan’ 7 milionë shqiptarë

Ka mjaftuar vetëm një performnancë e këngëtarit serb, Zdravko Çoliç për të ngritur një debat të madh në të gjithë hapësirën ku jetojnë shqiptarët.

Në emisionin “Opinion” është zhvilluar një debat me titull “Çoliç përplas Tiranën me Prishtinën” dhe ku të ftuar kanë qenë politikanë, analistë dhe artistë.

Lidhur me këtë temë, deputeti i PDK-së, Berat Buzhala është shprehur se Çoliç ka qenë ai që ka kënduar këngë nacionaliste serbe kundër popullit shqiptar në Beograd më 1999.

Edhe politikani shqiptar nga Maqedonia, Bekim Adili tha se performanca e këngëtarit serb u prit me një entuziazëm që këngëtari nuk e meritonte. Sipas Adilit, vetë shqiptarët i mitizojnë të huajt, ndërsa asnjëherë nuk mund të ndodhë që një shqiptar të pritet kaq me eufori në një skenë të Beogradit.

Ndërsa, Pandi Laço tha se nuk e dinte që Çoliç kishte promovuar këngë që nxisnin urrjetje etnike dhe se kishte qenë kundër sulmeve të NATO-s.

Analisti Adriatik Kelmendi, në një postim të tij tha se s’po e ndjek debatin në televizion dhe se çuditet “sesi një serb i vetëm arrin të përçajë” 7 milionë shqiptarë në ide. /albeu/LajmeOnline/