Një serb i Kuzminit gjendet i varur

serb

 Nga raporti i Policisë së Kosovës për ngjarjet djeshme, që jepet me një ditë vonesë, del pos tjerash, se në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës të premten është gjetur i varur në litar në urën e këtij fshati një qytetar serb.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

Sipas familjarëve viktima ka qenë me të meta mentale dhe ai edhe para një muaji kishte tentuar të vetëvritej.

Pasi ky rast trajtohet si vdekje e dyshimtë, me urdhrin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, njofton PK.