Një sëmundje po transmetohet nga kafsha tek njerëzit/Dy të vdekur deri tani, alarmohen dhe shkodranët

Babë e bir kanë ndërruar jetë brenda dy ditësh si pasojë e një sëmundjeje të rëndë infektive, e cila shfaq simptomat e temperaturës së lartë dhe diarresë, por që nuk është virozë e stinës, edhe pse shumë persona e ngatërrojnë me të tillë.

Viktimat, nga Simtica e Gostivarit, ishin të moshës 24 dhe 50 vjeç dhe ndërruan jetë në klinikën e Shkupit.

Mediat bëjnë me dije se ka edhe raste të tjera të ngjashme që janë paraqitur me urgjencë, sikurse rasti i sipërpërmendur, ndërsa në redaksinë e JOQ.al mëngjesin e sotshëm ka mbërritur një mesazh, ku thuhet se edhe banorët e Shkodrës e kanë shfaqur në mënyrë masive këtë lloj simptome e për të verifikuar këtë, mjafton të shkosh në spital.

Po ju shkruaj pasi jam shumë i shqetësuar. Unë banoj në Shkodër dhe ka rreth një javë që në qarkun e Shkodrës shumë njerëz i drejtohen spitalit rajonal me të vjella, diarre dhe me temperaturë.

Lexova për një rast që paskan vdekur dy persona në Gostivar me të njëjtat simptoma dhe mjekët e paskan quajtur virozë që mendohet që transmetohet nga kafshët. Më shqetëson fakti që mediat nuk e bëjnë publike dhe organet kompetente nuk ndërmarrin masat e nevojshme.

Po dëgjoj shumë raste që po shkojnë në spital me këto simptoma, sidomos fëmijë. Jam i shqetësuar pasi me këto simptoma kam edhe një të afërm timin dhe nuk di si të veproj”, – shkruan qytetari.

Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Maqedoni, mjekët kanë bërë me dije se sëmundja nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por nga kafsha tek njerëzit.

VIDEO