Një sallatë me shalqi ndryshe nga të tjerat!

Me siguri kjo është sallata më e pazakontë që keni përgatitur ndonjëherë por shija të cilës nuk i mungon kurrsesi!

Si ta përgatisim? Fare e thjeshtë.

Përbërësit:

Një fetë shalqi e prerë në pjesë të vogla

1 pjatë të vogël me rukola, të lara me ujë të bollshëm

10 kokrra pomoderini

Djath të bardhë të grirë imët

Gjysmë qepë të kuqe

1 lugë sheqer

Uthull balsamik

Përgatitja:

Në një tas përziejmë uthullën dhe sheqerin. Në një pjatë tjetër shtrojmë fetat e prera të shalqirit. (pa fara).I shtojmë rukolën e grirë, pomoderinit dhe salcën e përgatitur.

Në fund i shtojmë qepën e kuqe të grirë hollë dhe djathin e bardhë.