Një Rihana tradhtare?

338-300x198

Rihana po e tradhton Kris Braunin me komedianin Dein Kuk?

Kjo është një deklaratë e lëshuar nga “The National Enquirer”, sipas së cilës 25-vjeçarja po e bënë këtë për të bërë xheloz të dashurin e saj. “Rihana ka gjetur mënyrën për t’i rikthyer “të keqen” Kris Broun, duke “flirtuar” me Dein Kuk ”, i tha revistës një burim.

Rih dhe Dein kanë pasur miqësi për shumë vjet, por shoqëria e tyre është “shpeshtuar” muajt e fundit, pasi Rihana dëshiron t’i tregojë Krisit se ajo është ende “e kërkuar”.

Rihana dhe Krisi së fundi janë bashkuar pas ndarjes së vitit 2009, e cila erdhi pas rrahjes së saj prej tij.