Një re gazi po lëviz me shpejtësi marramendëse drejt nesh

Një re e padukshme gazi është duke lëvizur me shpejtësi prej miliona kilometrash në orë drejt Rrugës së Qumështit. Megjithatë, nuk ka arsye për frikë, sepse deri tek ne kjo re mund të mbërrijë tek pas 30 milionë vitesh, njofton NASA, transmeton Gazeta Express.
Astronomët që drejtojnë teleskopin hapësinor Hubble, kanë thënë se kjo re gazi ka prejardhje nga galaktika jone dhe se po i kthehet si bumerang.

Posa të kthehet tek kjo galaktikë, supozohet se duhet të ndodhë një lindje spektakulare e shumë yjeve, sepse kjo re duket se ka aq gazra sa të prodhojë madje edhe dy milionë diej, si ky i joni.

Astronomi Gejl Smith e ka zbuluar renë e gazit viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar dhe mendohet se reja është e gjatë 11 mijë vjet drite dhe e gjerë 2 mijë e pesëqind vjet drite.

Është konstatuar se reja përmban sulfur, gjë që tregon se ajo është e mbushur me material të ujit dhe se është hedhur nga Rruga e Qumështit, ndërkohë që tani po kthehet drejt saj.
reja

reja-2