Një program që duhet të hiqni urgjent nga kompjuteri juaj, ka virus

loading...

Java-logo-008-370x276

loading...
Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare iu ka bërë thirrje përdoruesve të kompjuterëve në të gjithë botën, që të çaktivizojnë software Java, për të shmangur sulmet e mundshme të hakerëve.

Paralajmërimi urgjent u lëshua, pasi ekspertët e sigurisë thanë se hakerët kanë zbuluar mënyrat për të shfrytëzuar gjuhën e programimit Java, për të instaluar virusë, që do t’iu mundësonin hakerëve të kryejnë krime të tilla si vjedhje të informacionit nga kompjuterët dhe vjedhje identiteti.

Java përdoret nga qindra miliona kompjuteë në mbarë botë, të cilët kanë qasje në internet.

Departamenti i Emergjencave tha se raportet tregojnë se dobësia e Javas “është shfrytëzuar në mënyrë aktive” nga hakerët, dhe rekomandoi që Java të çaktivizohet në faqet e internetit, derisa të zgjidhet problemi.

Pronari i Java-s, Oracle Corporation, deri më tani ka refuzuar të komentojë, raporton RFE.

loading...