Një nga spiunët më të mëdhenj në histori: Cila është historia e prishtinasit Ilaz Bazna – “Cicero”?

Passport.jpg1

Cila është historia e spiunit më madh të Luftës së Dytë Botërore? Si i vuri kontaktet me Ambasadën gjermane në Turqi? Si u infiltrua në dokumentet sekrete britanike? Si i kopjonte ato? Si u zbuluan takimet sekrete mes Londrës, Washingtonit dhe Moskës? Cili ishte reagimi i gjermanëve? Si u dekonspirua bashkëpunimi i Turqisë neutrale me shtetet e Aleancës? Pse ministri gjerman i Punëve të Jashtme nuk besonte në këto dokumente? Në ç’mënyrë ai e bind Hitlerin se gjoja “Ciceroni” po i mashtron gjermanët? Si u përkthyen – me ndihmën e “Ciceronit” – kodet britanike? Cili ishte momenti më i rrezikshëm në jetën e tij? Cili gabim gjerman mund t’i kushtonte me jetë “Ciceronit”? Pse anglezët nuk dyshonin tek ai dhe pse kurrë nuk u kontrollua apartamenti i tij? Si u infiltrua agjentja amerikane në ambasadën gjermane dhe si e dekonspiroi atë “Ciceroni”? Pse gjermanët neglizhuan informatën për sulmin në Normandi, sulm ky që ndërroi përfundimisht rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore? A do ta fitonin gjermanët luftën po t’i merrnin parasysh informatat e ofruara nga ai? Telegrafi ju sjell një nga historitë më interesante të Luftës së Dytë Botërore, për spiunin shqiptar, Ilaz Bazna – “

Cicero”.