Një nënë, nëse mund të quhet e tillë, Vrau të birin sepse e kapi në shtrat me gjyshin

loading...

veronica

loading...

Një nënë, nëse mund të quhet e tillë, e cila vrau djalin e saj 8 – vjeçar sepse ai zbuloi se gruaja kishte një lidhje me gjyshin e tij, është dënuar me 30 vite heqje lirie.

Veronica Panarello mbyti djalin e saj Loris Stival më një kabëll elektrik dhe e braktisi trupin e tij në një kanal në Santa Croce të Siçilisë.

Panarello fillimisht pretendoi se djalin ia kishin rrëmbyer, duke i thënë policisë se e kishte dërguar në shkollë dhe ai ishte zhdukur kur ishte kthyer për ta marrë.

Policia nisi të dyshonte për nënën e djalit kur kamerat e sigurisë të shkollës nuk e mbështetën historinë e saj.

Ajo u shpall fajtore për vrasjen e të birit dhe fshehjen e trupit. Hetuesit e quajtën atë egocentrike, manipulative dhe gënjeshtare.

Sipas DailyMail, kur Panarello rrëfeu se djali ishte vrarë ajo fajësoi vjehrrin e saj, Andrea Stival. Para gjykatës ajo tha se Stival e kishte ndihmuar sepse Loris i kishte kapur bashkë në shtrat.

Megjithatë, Stival i ka mohuar këto pretendime dhe mediat italiane shkruajnë se do ta padisë gruan për shpifje.

loading...