Një lajm i mirë për Kosovarët e kthyer nga Azili,lexoni këtu

Ndryshe nga “ndihmat startuese”, mikrokreditë nuk do të paguhen me para të gatshme. Ato do të futen në funksion duke u siguruar të kthyerve një bazë jetese
Ministri për Evropën në Qeverinë e Baden-Würtemberg-ut, Peter Friedrich, mendon se kosovarët mund të joshen për t`u ktyher nga Gjermania në Kosovë, duke u ofruar kredi të vogla.
Për t`u mundësuar kjo, duhen shfrytëzuar mjetet që do të mbeten të pashfrytëzuara pasi që Gjermania ka vendosur të mos u paguajë kosovarëve që kthehen vullnetarisht shpenzimet e udhëtimit dhe as ndihmat për startim.
“Kjo mund të bëhej edhe përmes mikrokredive”, ka shkruar Friedrich në një letër që i ka dërguar ministrit të brendshëm federal, Thomas de Maiziere.
Siç shkruan “Stuttgarter Zeitung” e të premtes, ndryshe nga “ndihmat startuese”, mikrokreditë nuk do të paguhen me para të gatshme. Ato do të futen në funksion duke u siguruar të kthyerve një bazë jetese, si blerje toke ose patundshmërie apo edhe arsimimin. Në këtë mënyrë përjashtohet rreziku i joshjes nga paratë.
Deri në fillim të këtij viti, kur numri i refugjatëve nga Kosova u rrit ndjeshëm, ata kane marrë nga federata dhe nga landet ndihma startuese në mes të 400 dhe 750 euro për person.
popo