Një lajm i keq për Realin

Alonso1

Xabi Alonso ka informuar Real Madridin se nuk do të konsiderojë mundësinë e vazhdimit të kontratës së tij në klub, që vlen deri në vitin 2014, kanë njoftuar mediet spanjolle të hënën.
Gjiganti madrilen tani duhet të vendos nëse ta shet mesfushorin gjatë afatit kalimtar të verës ose të rrezikojë me largimin e tij si futbollist i lirë në verën e vitit të ardhshëm. Alonso duket se ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij diku tjetër pas skadimit të kontratës me Realin dhe mendjen nuk ia kanë ndërruar as tentimet e trajnerit Jose Mourinho që kërkoi prej tij të vazhdojë qëndrimin në Santiago Bernabeu. Alonso spekulohet se kërkohet nga ish skuadra e tij Liverpool./Kohasport