Një kampionat të përbashkët futbolli Shqipëri-Kosovë

loading...

berisha-qeveri-200x150

loading...
Kryeministri Sali Berisha duket se nga fjalët, tashmë ka kaluar tek veprat, për atë që e cilëson si bashkimin e kombit. Në mbledhjen e parë të Qeverisë, ai ka kërkuar një kampionat të përbashkët futbolli mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjithashtu Berisha tha se me Kosovës dhe Shqipërisë duhet punuar për heqjen e barrierave për sa i takon valëve televizive.

“Zoti ministër i Kulturës këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë liga mbarë kombëtare e futbollit. Uluni dhe bëni projektin bashkë me ministrin kosovar. Ta quajmë mbarë kombëtare. Tifozi i Mitrovicës të vijë në shohë ndeshjen Flamurtari-Mitrovica. Të përfshihen të gjitha skuadrat. Kjo është rruga për të shpalosur të gjithë potencialet dhe talentet në futboll. Ta nisim me futbollin dhe të fuqizojmë tregun e futbollit për të ndierë një numër sa më të madh yjesh”.

“Hapësirë unike të valëve. Të gjitha mediet e Kosovës të kenë licencë. RTSH duhet t’u krijojë pikat e transmetimi të gjitha medieve të Kosovës të vendosin antenat e tyre dhe ato të shihen nga Konispoli gjer në Vermosh. Sikur, do të bisedohet me qeverinë e Kosovës që mediet e Shqipërisë të mbulojnë hapësirën mediatike të Kosovës. Nuk është se nuk ekziston, mirëpo është me pagesë por do punojmë që të funksionojë forma pa pagesë”, tha Berisha.

Qytetarët të denoncojnë korrupsionin

Në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2013, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i bëri apel të gjithë kabinetit të tij të rrisin sa më shumë komunikimin me qytetarët. Ai kërkoi që ministrat e zv/ministrat të bëjnë publik numrat e celularëve që ua rimburson qeveria, në mënyrë që qytetarët të kontaktojnë me ta për çdo problem.

“Ministra kërkoj nga ju dhe gjithë zyrtarët që kanë telefona të subvencionuar nga qeveria që ta afishoni numrin në faqen e webit të qeverisë, këta numra i kemi për publikun. Komunikoni me ta. Shfrytëzoni FCB për të folur me qytetarët”, tha ai.

Sipas kryeministrit është e një rëndësie të madhe vendosja e një numri jeshil në çdo ministri, ku qytetarët të telefonojnë pa pagesë për të denoncuar çdo rast korrupsioni.

“Kryeministri është i detyruar t’ju përgjigjet qytetarëve, unë s’ju dal dot borxhit për atë që ata kanë bërë, mbaj raport konstant me qytetarin. Këtë gjë duhet të bëni edhe ju. Kërkoj që brenda dhjetë ditëve të instalohet një linjë falas për qytetarin në ministri, numër jeshil në cdo ministri që qytetari të denoncojë rastet e korrupsionit. Të vjelim sa më shumë mendimet e tyre”, tha Berisha më tej./Tema

loading...