Një kaçanikas i mbijeton rënies nga kati i tetë

loading...

f1_15renie1363354233

loading...
Kaçanik, 15 mars – Fisnik (H.) Brruti (35) i ka mbijetuar rënies nga kati i tetë i një shumëkatësheje në ndërtim e sipër, në Kaçanik, njoftoi korrespondenti i “Kohës Ditore” në Kaçanik. “Të enjten, rreth orës 10:00, policia është njoftuar se F.B. (35) ka rënë nga kati i tetë i objektit që është duke u ndërtuar në rrugën ‘Qamil Ilazi’ në Kaçanik, ndërsa ka marrë lëndime të rënda trupure”, ka theksuar togeri Agim Gashi, zëdhënës i Policisë rajonale të Ferizajt, të premten. Ndërkaq, familjarë të të aksidentuarit kanë thënë se ai nuk është në rrezik për jetën. “Vetëdija i është kthyer, ndërsa tashti është dërguar në Klinikën Ortopedike të QKUK-së në përkujdesje intensive “, ka thënë nëpërmjet telefonit Besnik Brruti, vëlla i të aksidentuarit, të premten paradite.

loading...