Një ish-kandidat i PDK-së pritet të rehatohet në AQP

loading...

loading...
Partia në pushtet, PDK, vazhdon t’i rehatojë kandidatët humbës të zgjedhjeve lokale, duke mos kursyer as institucionet e pavarura. Njëra nga tri institucionet më të rëndësishme të prokurimit publik, Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pritet të udhëhiqet nga një militant i PDK-së.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se garës për drejtor të AQP-së i kanë hyrë shtatë kandidatë, në mesin e të cilëve është edhe kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga PDK, Naser Grajçevci, i cili thuhet t’i ketë edhe gjasat më të mëdha që ta marrë drejtimin e këtij institucioni edhe pse nuk ka përvojë të theksuar në fushën e prokurimit publik. Grajçevci para se të kandidonte për të parin e Fushë Kosovës ka qenë drejtor i Agjencisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Ministrin e Tregtisë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kandidatët tjerë të cilët i kanë hyrë kësaj gare janë: Mursel Rraca, ud. i detyrës së drejtorit të AQP-së, Behgjet Rukiqi, shef i divizionit në Prokurimin e AQP-së, Behram Abazi, drejtor i departamentit në AQP, Bislim Mulaj, zyrtar i prokurimit në komunën e Graçanicës, Sami Uka dhe Bashkim Beqaj. /Tribuna/

loading...