Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë

loading...

166780_472119326175195_2061807879_n

loading...
Një person është vrarë dhe një tjetër është i plagosur nga shkëmbimet me armë zjarri në Moglicë të Gjakovës.

“Efektivet policor menjëherë kanë shkuar në spital dhe kanë konfirmuar rastin se shtetasi i Kosovës Sokol N. nga plagët e marra kishte ndërruar jetë,vdekjen e të cilit e kishin konfirmuar mjekët kujdestar të repartit emergjent.Ne ketë spital ndihmë kishte kërkuar edhe shtetasi Jozef N.(1993)i cili ishte i lënduar në qafë nga goditja me kondak të automatikut”, thuhet në këtë komunikatë.

Sipas njoftimit policor, rasti kishte ndodhur në fshatin Petërshan.

|Sipas hetimeve te para preliminare dhe deklarimeve të dhëna,rasti kishte ndodhur në një pyll i quajtur “ Lugu i keq” të fshatit Pjetërshan komuna Gjakovë.Aty viktimat( babë e bir) kishin shkuar për të prerë dru,ndërsa personat e dyshimtë kishin shkuar te armatosur me AK 47 dhe personi tjetër i dyshuar ne arrati me një revole.Pas veprimeve që kanë ndërmarrë të dyshimtit ndaj viktimave,ka ardhë deri të përdorimi i armës nga i dyshuari me ç’rast janë plagosur dy persona,njeri nga ata ka ndërruar jetë,ndërsa i lënduari është duke u kuruar në spital”, vazhdon më tej komunikata./

loading...