Një i vdekur, tre të plagosur në aksident në Kmetovc

loading...

f1_21kmetovc1363868723

loading...
Gjilan, 21 mars – Në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë, saktësisht në hyrje të fshatit Kmetovc është shkaktuar aksident i rëndë trafiku. Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur kur automjeti i markës Audi C4 100 me targa vendore drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës F. A. (1992), duke lëvizur në relacionin Gjilan – Kamenicë me të arritur në hyrje të fshatit Kmetoc si pasoj e mos përshtatjes së shpejtësisë e humbë kontrollin mbi mjetin që e drejtonte dhe përplaset në një shtyllë betoni në drejtim të lëvizjes, njofton policia.

Sipas njoftimit, në këtë aksident lëndime pësojnë për pos vozitësit edhe tre pasagjer tjerë, dy meshkuj dhe një femër që ndodheshin në veturë. Gjithë të lënduarit me urgjencë janë bartë në spitalin Rajonal në Gjilan.

Edhe përkundër ndihmës së ofruar nga personeli mjekësor, pasagjerja F. M. (1991) nga plagët e marra si pasoj e përplasjes së automjetit rreth orës 23:55 ndërron jetë.

“Tre të lënduarit e tjerë po ashtu janë trajtuar në këtë qendër dhe në bazë të raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i të ndjerës t’i u lirohet familjarëve. Po me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit drejtuesit të mjetit F. A. (1991) caktohet masa e ndalimit 48 orë”, thuhet në njoftim. <koha>

loading...