Një hotel superluksoz në mes të detit (foto)

hoteli

Nëse doni të përmjetoni një eksperiencë të mrekullueshme gjatë pushimeve tuaja, një zgjedhje fantastike është një udhëtim me anijen superluksoze “Allure of the Sea”, e cila po shëtit në detrat e botës.
Gjatë kësaj kruaziere, pasagjerët përjetojnë luksin e vërtetë dhe shijojnë momente të mbushura plot ndjesi dhe shije.

Anija përbëhet nga 15 kate, por nuk i mungojnë as parqet e gjelbëruar, dyqanet e shtrenjta, restorantet gurme dhe kafenetë romantike. Plot 6.000 pasagjerë të anijes i shijojnë të gjitha këto shërbime, duke kaluar pushime të mrekullueshme në mes të detit!
Gjithashtu, në këtë anije gjigande nuk mungojnë as pishinat e mëdha si dhe të gjitha llojet e sporteve ujore. Ndërkohë, një qendër e madhe tregtare ofron produkte nga më të ndryshmet për të gjithë ata që adhurojnë shopping.
Anija është ndërtuar nga një kompani finlandeze, e cila mund të ndjehet krenare, pasi ka arritur ta shndërrojë në një hotel me pesë yje që lundron në mes të detit, duke ofruar jo vetëm fjetjen dhe ushqimin, por gjithë aktivitetet e tjera argëtuese që ofron një hotel luksoz.
“Ofrojmë ndjesinë e një lagjeje, me dyqane, parqe, mini stadiume, ku mblidhen njerëzit pasditeve për të diskutuar, për të luajtur fëmijët e tyre, por edhe palestra, qendër tregtare dhe kur vjen mbrëmja, pije apo ushqim në baret dhe restorantet luksoze. Të gjitha këto i ofrohen pasagjerit, ndërkohë që anija lundron në mes të detit”, u shpreh një prej përgjegjësve të kompanisë.
Pra, me pak fjalë, një ëndërr që është kthyer në realitet, për të pasurit.h11 h14 Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. Amber Theater Adagio Restaurant h5 h4 h3 Allure of the Seas passes The Great Belt Bridge, Denmark. Launch of Royal Caribbean International's Allure of the Seas. h0