Një histori e pabesueshme dashurie (Video)

Lucy kishte mbetur mes binarëve, i shoqi Panda e ka mbrojtur për dy ditë rresht Në acar, e plagosur dhe e bllokuar mes binarëve të trenit në Ukrainë, për dy ditë rresht. Dukej se ishte destinuar të vdiste, por dashuria dhe guximi i shokut të saj ia ka bërë të mundur të rezistojë deri në ardhjen e ndihmës së shpejtë, shkruan Corriere Della Sera, Kjo është historia e dy qenve, Lucy e Panda, që u kanë mbijetuar sprovave të pabesueshme. Dy qentë janë gjetur pastaj nga Denis Malafeev, i cili e ka ndarë në Facebook një video që tregon se si qentë e shmangin një tren që kalon me shpejtësi mbi kokat e tyre.