Një grua gjendet e varur në dhomën e saj

loading...


Policia e Kosovës raporton se në Komunën e Zubin Potoku dje ka ndodhur një vdekje e dyshimtë.  Siç raportohet, një femër e kombësisë serbe është gjendur e varur në një dollap në dhomën e saj.

Rastin në polici e kishte raportuar një anëtare e familjes së të ndjerës, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Siç njofton policia, familjarët e viktimës kanë treguar se e ndjera ka qenë e sëmurë që një kohë.

Në njoftimin e punë së policisë për 24 orët e fundit thuhet se janë arrestuar 17 persona ndërsa janë shënuar 46 aksidente trafiku por pa fatalitet.

vrasje

loading...

loading...