Një fëmijë i vdekur, ngjallet në ceremoninë e varrimit të tij (Video

fotoNë një kishë në Filipine, të shtunën ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme. Ndërkohë që familja po e vajtonin dhe po i jepnin lamtumirën e fundit vajzës së tyre të vdekur, ajo lëvizi kokën, duke dhënë shenja të jetë e gjallë.
Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në një kishë në Aurora të Zamboangas jugore. Ata nuk kanë dashur ta tregojnë emrin e vajzës ose të familjarëve, me qëllim të ruajtjes së privatësisë së tyre.
Në imazhet e transmetuara përmes një videoje amatore, të xhiruara nga një pjesëmarrës në varrim, e cila po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihen prindërit e vajzës duke e hequr vajzën nga arkivoli pasi e shohin atë duke e lëvizur kokën dhe duke marrë frymë.
Burime të pakonfirmuara kanë thënë se vajza kishte pasur temperaturë të lartë disa ditë me radhë, dhe ishte dërguar në klinikën e qytetit për të marrë ndihmën e mjekëve, të premten e kaluar.
“Gjatë asaj kohe, personeli i klinikës kishte konfirmuar se vajza nuk kishte më puls dhe kishte pësuar vdekje klinike, të shtunën, në orën 9 të mëngjesit,” ka thënë zëdhënësi i policisë në Aurora, Heidil Teelan.
Teelan ka thënë se vajza në momentin që është parë të jepte shenja jete është dërguar në spital për t’ia bërë ekzaminimet e nevojshme.
“Nuk mund ta konfirmoj me siguri se çfarë ka mundur të jetë gjendja e vajzës, mirëpo, besoj që ajo ka përjetuar një gjendje kome,” ka thënë Teelan.
Familjarët do ta transferojnë vajzën në një spital më të madh për t’ia përcjellë gjendjen.