Nje elefant në Korenë e Jugut arrin të imitojë njerëzit

Bota-koshik_280995036

Një elefant në një kopsht zoologjik në Korenë e Jugut arrin të imitojë njerëzit dhe zotëron shumë fjalë, bënë të ditur sot shkencëtarët.
Koshik, një elefant aziatik 22 vjeç në kopshtin zoologjik Everland në Yongin, në jug të Seulit, mirëpret vizitorët duke shqiptuar fjalën “choah” (mirë).
Ajo mund të shqiptojë fjalët “annyong” (përshëndetje), “Anja” (ulur) dhe “aniya” (jo).
Elefantët nuk janë në gjendje të imitojnë njerëzit, por Koshik formon fjalët duke rrubullakosur noçkën.
Elefanti ka zhvilluar këtë aftësi duke përsëritur fjalët e zbutësit, Kim Jong-Gap.

Koshik lindi në vitin 1990 në një kopsht zoologjik pranë Seulit. Ai mbërriti në Everland në moshën 3-vjeçare.
“Koshik është si fëmijë, unë kujdesem për të”, deklaroi Kim Jong-Gap