Një e treta e femrave së paku një herë e kanë tradhtuar partnerin e tyre

loading...

55dep

loading...
Më shumë se 33% e femrave kanë tradhtuar së paku një herë gjatë jetës së tyre të përbashkët me partnerët, ndërsa që tradhtinë e kanë shijuar edhe rreth 48% e meshkujve. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se më shumë se një e treta e femrave kanë tradhtuar gjatë një periudhe kohore. Rreth 12% e zonjave e kanë pranuar se kanë menduar për tradhtinë, por se kurrë nuk ia kanë dalë ta shndërrojnë në vepër. Tradhtinë e tyre e kanë pranuar edhe rreth 48,5% e meshkujve, derisa 5% e tyre e kanë pranuar se do ta bënin një gjë të tillë sikur të mos zbulohej. Sipas fjalëve të Lin Fleçer, eksperte australiane për lidhje, femrave shumë më tepër tash u ofrohen mundësi për tradhti, në krahasim me kohën e kaluar. Një pjesë të gjatë të kohës së tyre e kalojnë në vendin e punës, ku kanë qasje ndaj internetit dhe rrjeteve shoqërore. Rastet për tradhti janë tërheqëse, si për meshkujt, po ashtu edhe për femrat. Më shumë se 90% e pjesëmarrësve në hulumtim kanë pohuar se anës tjetër kurrë nuk do t’ia falnin tradhtinë, edhe pse për një periudhë të pacaktuar kohore ishin pikërisht ata që kishin tradhtuar. Rreth 40% e meshkujve besojnë se puthja e dhuruar një femre tjetër nuk përbën tradhti. Në anën tjetër, vetëm 15% e femrave mendojnë se puthja e një personi tjetër është e arsyeshme.

loading...