Një ditë para krimit vjehrra i kërkoi dhendrrit ta linte vajzën nëse nuk e donte më

loading...


30-vjeçarja Ida Dervishi e cila u vra me armën e shërbimit nga bashkëshorti i saj gardist, Admiri, është përcjellë për në banesën e fundit ku do të prehet në varrezat e Tufinës
Edhe pse refuzojnë të flasin para kamerës, familjarët e nënës së dy fëmijëve, tregojnë se ajo kishte rënë shpesh pre e dhunës së bashkëshortit, të cilin e kishte denoncuar në polici prej vitit 2013. Dëshmia e saj dhe shenjat e dhunës në trup e kishin bindur gjykatën të lëshonte dy urdhra mbrojtje, por në dhjetor të 2015-ës Ida Dervishi ishte tërhequr nga denoncimi për hir të dy fëmijëve të vegjël, djalit 4 vjeç dhe vajzës 8 muajshe.

Një ditë para krimit në banesën që çifti i ri kishte vetëm 1 muaj që kishte kaluar me qera, në Rrugën e Qelqit në Kombinat, nëna e Idës e cila është e paralizuar, kishte ditëlindjen. Atë ditë, ajo thotë se ka bërë një bisede me dhëndrrin e saj, Admirin, ku i ka kërkuar ta lë vajzën e saj në rast se ai nuk e do më. Nëna kishte folur më herët me vajzën e saj, e cila ishte mërzitur pasi kishte gjetur në portofolin e bashkëshortit të saj foton e një vajze. Por në bisedën me vjehrrën, Admir Dervishi e ka mohuar këtë fakt duke thënë se e do gruan e tij.

Në dëshminë dhënë para gjykatës në një seancë të 2013-ës, Ida Dervishi ishte shprehur se konfliktet në çift kishin lindur edhe për shkak se Admiri nuk e lejonte të ndihmonte nënën e saj të paralizuar.
Ndërsa mbetet ende e paqartë arsyeja që çoi në një tjetër viktimë të krimit, dëshmia e djalit 4-vjeçar të çiftit Dervishi, se pak para ngjarjes kishte dëgjuar babain e tij të bërtiste për karikuesin e celularit. Për shkak të moshës, fëmijët e kanë ende të paqartë se çfarë ka ndodhur. Pasi qëlli me 4 plumba ndaj gruas, Admiri i çoi fëmijët tek fqinja e katit të tretë. Aty djali është shprehur se babai i tij kishte qëlluar me pistoletë. Më pas, familjarët e çiftit kanë shkuar dhe i kanë marrë fëmijët.

Ida Dervishi, prej disa ditësh kishte marrë me qira një dyqan në pallatin ku banonte dhe shiste rroba të përdorura. /Gazeta Express/
pa

loading...

loading...