Një asteroid i madh do të parakalojë afër Tokës

asteroid-toka-earth-planet-620x330

Një asteroid i madh do të parakalojë afër Tokës të dielën, dhe mund të vijë më afër se satelitët që gjenden jashtë planetit tonë.
Por, shkencëtarët janë të sigurt se asteroidi do t’ia “huq” Tokës për të paktën 15,000 milje, dhe thonë se nuk ka nevojë të bëhet panik.
Guri nga hapësira, i emëruar 2013 TX68, u vërejt tri vite më parë nga astronautët amerikanë që vëzhgonin asteroidët potencial që mund të vinin në drejtim të Tokës, transmeton Gazeta Express.
“Ne tashmë e njohim këtë asteroid dhe e dinim se ai do të parakalonte në mënyrë të sigurt pranë Tokës gjatë muajit mars, por këto të dhëna shtesë na mundësojnë që të njohim më mirë atë”, tha Paul Chodas, menaxher i CNEOS.
Ekspertët besojnë se asteroidi do të jetë më afër Tokës të dielën