Një 24-vjeçar rrëmben dhe kërcënon jetën e një 18-vjeçare

loading...

166793_477220398998421_194755093_n

loading...
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Beratit, ku 24-vjeçari, Tajar Kanaçi ka rrëmbyer 18 vjeçaren E. Xherimeja, të cilën e ka kërcënuar me jetë se në qoftë se nuk bëhej e dashura e tij ai do ta vriste.

“Më kërcënoi me jetë, nëse nuk bëhesha e dashura e tij, do të më vriste”,- u shpreh vajza 18-vjeçare në polici. Ajo rrëfen se i riu e ka marrë më forcë në makinë dhe ka shpëtuar vetëm në momentin që ka parë një makinë policie që patrullonte në rrugë, nga të cilët kërkoi ndihmë.

Por kundrejt deklaratës së vajzës, Kanaçi ka thënë: “Çfarë rrëmbimi, ajo është e dashura ime, nuk e ka marrë njeri me forcë. Nuk është hera e parë që ajo vjen në makinën time”, tha 24-vjeçari në polici.

Ndërkohë policia ka arrestuar 24-vjeçarin dhe ka nisur hetimet zbardhjen e plotë të ngjarjes.

loading...