Nisin rrënimet në Gjakovë

loading...

loading...
Drejtoria e Inspeksionit ka zbatuar vendimin e saj për lirimin e hapësirës publike të uzurpuar nga Blerim Godeni, pronari i restaurantit “Rogner”, i cili dheka ndërtuar aneks pa leje ndërtimi. Objekti hotelier gjendet në rrugën “Ali Bajraktari”, në lagjen “Blloku i Ri”, ku pronari në hapësirë publike ka ndërtuar strehë me konstruksion druri dhe metalike me sipërfaqe 8-30 m katrorë.

Pasi aktvendimi nuk është përfillur nga pronari i lokalit është ndërmarrur masa e rrënimit,ekzekutimi së cilës kanisur sot.
Në momentin e pranimit të aktvendimit pronarit i është bërë e ditur se ankesa kundërkëtij aktvednimi nuk e ndalon ekzekutimin e tij. Ky aktvendim nga Drejtoria e Inspeksionit është marrur pasi gjatë kontrollit është konstatuar se ky aneks është ndërtuar pa pëlqimin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtje dhe Mjedisit.
Gjatë kohës së ekzekutimit ka qenë i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Mentor Sylmetaj, inspektorët si dhe Policia e Kosovës. Gjatë kohës së nisjes së rrënimit pronari i lokalit ka qenë prezent dhe pos pakënaqësisë së shprehur nuk ka bërë ndonjë rezistencë, thuhet në komunikatën e KK Gjakovës.

loading...