Nisin hapat konkretë për Ligën Mbarëkombëtare

loading...

nje komb nje lige_2

loading...
Nisin hapat konkretë për Ligën Mbarëkombëtare.

Klubi i Prishtinës po punon për procedurat e regjistrimit në territorin shqiptar.

Në Federatën Shqiptare të Futbollit janë ende në pritje të kërkesave zyrtare për të vazhduar me hapat e mëtejshëm.

Që Prishtina apo Trepça të luajnë në Shqipëri, rregullorja e tanishme duhet të ndryshojë në disa pika
Sipas statutit aktual të FSHF-së, klubi nga Prishtina duhet ta isë aktivizimin nga kategoria e tretë. Por, presidenti i skuadrës nënvijëzon mbështetjen nga federata dhe klubet elitare shqiptare për të qenë menjëherë pjesë e Superligës.

Përsa i takon qytetit ku Prishtina do të ketë selinë asgjë nuk është vendosur.

Aktivizimi i klubeve kosovare në Shqipëri cilësohet si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një lige gjithëshqiptare.

loading...