Nishani i sëmurë, shikoni se si e ndihmon Erdogani të ngjitet në shkallë (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, po qëndron për një vizitë në Ankara të Turqisë ku është pritur nga homologu Reccep Tayip Erdogan. Një moment i ndjeshëm është vërejtur në kohën kur Nishani mbërrin tek selia e Erdoganit. Pasi zbret nga makina, dora e tij e majtë nuk lëviz fare, ndërkaq presidenti turk e ndihmon të ngjitet në binën pranë ushtrisë pasi edhe këmbën e majtë e lëviz me vështirësi, Presidenti shqiptar shihej se kishte problem edhe me lëvizjen e këmbës së majtë. Nishani ishte diagnostifikuar nga një sëmundje e quajtur Kavernome cerebrale dhe kishte pasur një ndërhyrje nga neurokirurgët. Njëri nga ta, mjaft i njohur në Shqipëri dhe më gjerë, Mentor Petrela, kishte thënë se specialistët kanë bërë një progres në shërimin e tij, por Nishanit do t’i duhej të trajtohej edhe me kinestezi. Edhe vet Nishani kishte folur hapur për sëmundjen e tij pas zgjedhjes në krye të shtetit. Ai e kishte quajtur një problem “estetik”.