Nishani dhe kryebashkiakja e Shkodrës ngushëllojnë familjarët e policit të vrarë në detyrë (FOTO)

Nishani dhe kryebashkiakja e Shkodrës ngushëllojnë familjarët e policit të vrarë në detyrë (FOTO)

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vizitoi këtë të mërkurë familjen në SHkodër të dëshmorit të atdheut Ardian Kodra.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë humbi jetën në krye të detyrës gjatë një operacioni të pak ditëve më parë në fshatin Torovicë të Lezhës.

I shoqëruar edhe nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, Nishani u shprehu nga afër ngushëllimet familjarëve të Kodrës.

Me propozim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kreu i shtetit shpalli dëshmor të Atdheut efektivin, i cili u qëllua për vdekje nga një David Qosja. Pas arrestimit nga kolegë të Ardian Kodrës, 27-vjeçari po përballet me drejtësinë. /Gazeta Express/