Niset për në Madrid

Transferimi i yllit kolumbian në Kupën e Botës, James Rodriguez nga Monako në Real Madrid, si duket është i pashmangshëm.
Gjatë ditës së djeshme mediat në Spanjë dhe Francë raportuan se marrëveshja është shumë afër, ku 22 vjeçari për një shumë afër 85 milionë do të transferohej në Berbabeu.

Ndërsa sot Rodriguez është fotografuar në aeroportin e Medellin në Kolumbi, duke marrë rrugë për në Madrid.
Një person që ka qëlluar afër tij, e ka fotografuar anëtarin e Monakos dhe në twitterin e tij ka ngarkuar fotografinë duke i shtuar shkrimin se James po udhëton drejt Madridit, në të njëjtin aeroplan me të.
Pas pak ore mbetet të shihet nëse postimi i këtij personi ka diçka të vërtetë.