Nis lufta e tretë botërore? Rusia hedh raketën e stërmadhe. Çfarë po ndodh tani? (Foto)

Rusia ka kryer një test të suksesshëm të raketës RS-12M Topol ICBM, teksa rriten tensionet globale me Korenë e Veriut.
Raketa goditi me sukses objektivin e saj në një distancë në Kazakistan, konfirmoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Prova vjen vetëm një ditë pasi Koreja e Veriut akuzoi SHBA për shpalljen e luftës.
Një deklaratë nga ushtria ruse konfirmon se të dhënat nga prova do të përdoren për zhvillimin e raketave të ardhshme.
Testi vjen pasi shefi i armëve bërthamore të Vladimir Putinit i bëri thirrje Donald Trumpit për të ndalur “ngacmimin dhe provokimin” e konfliktit me Phenianin.