Nis hetimi për ushtarin me maskën e ‘Call of Duty” (FOTO)

loading...

Një ushtar francez ka shkaktuar zemërim dhe debat pasi është fotografuar duke mbajtur në fytyrë një maskë si skelet, që është bërë e famshme në lojën e dhunshme “Call of Duty”.

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të zbuluar identitetin e ushtarit, që e mbante maskën të veshur në Mali.

Maska e mbronte atë nga pluhuri i helikopterit. Maska njihet edhe si “Koka e Vdekjes”.

Ushtari është pjesë e rreth 2 mijë trupave franceze që janë dërguar në Afrikë për të luftuar ekstremistët islamikë.

Ushtarët e pranojnë se video- lojërat i ndihmojnë ata të përsosin taktikat.

Vetë princi Harry i Britanisë pranoi se ato e kishin ndihmuar për tu bërë një pilot më i mirë.

1

loading...

mali

3

4

5

6

7

8

9

10

 

loading...