Nis Big Brother Albania 7, një banore vendos të braktisë programin

bb7-maskat-noa

Tërhiqet Andia, banorja e sapohyrë në BB7

Për herë të tretë kishte aplikuar në këto 7 vjet për të hyrë në BB7 dhe sapo hyri sonte, vendos të dalë nga shtëpia e edicionit të shtatë.

Tani në kot momente e ndjej si përgjegjësi që të jem pranë familjes sime”, tha ajo, duke theksuar “sidomos për mamin tim”.

E pyetur nga Arbana nëse ishte e sigurt në këtë vendim, Andia u shpreh: “Po jam shumë e sigurt”.

Arbana komunikoi që bashkë me vajzën e tërhequr duhet të largohej dhe Ervini, ndaj të dy dolën nga shtëpia e BB7.

Pasi mbërriti në studio, Andia u pyet se pse e braktisi programin:

“Mamaja ime nuk e di që unë kisha aplikuar dhe fituar. Ajo thjesht dinte se unë kisha dëshirë. Nuk i kisha treguar sepse nuk do të më linte”, tha Andia.

Andia tha më tej se opsionin e largimit me braktisje, e kishte menduar që para se të hynte, duke vendosur që të shikonte situatën dhe më tej të procedonte nëse do të vazhdonte apo do të largohej ende që pa filluar programi, sikurse edhe ndodhi.

Andia mohoi që ta kishte marrë vendimin e braktisjes që në minutat e para, për të marrë njëfarë fame.

Banorët, të gjitha detajet

andia

Andia 24 vjeç
Ka mbaruar Universitetin e Durrësit për Eksperte në Proceset e Formimit dhe jeton me familjen. Motra është pika e saj e dobët. I ati nuk jeton më prej gjashtë vjetësh dhe me të ka pasur një marrëdhënie të veçantë. Përveç shkollës, ka edhe pasione të tjera, një ndër të cilët edhe aktrimi. I pëlqen edhe letërsia, lexon dhe shkruan. Një skenar i shkruar prej saj pret dritën e vënies në skenë. I pëlqen shumë miqësia, të punojë në grup, të ndajë mendime dhe eksperienca.

ervin bb7 noa

Ervin 27 vjeç
Ka lindur në Vlorë dhe prej shumë vitesh ka jetuar në Itali me familjen. Është kthyer në Shqipëri për të provuar realitetin shqiptar. Në Itali ka ndjekur një shkollë kërcimi hip hop dhe pas vendosjes në Tiranë, shkon herë pas here në kurs kërcimi, sepse është një nga pasionet e tij. Kalon shumë kohë me miqtë e tij të rinj në kryeqytet, por vëllai i vogël dhe e ëma i mungojnë shumë. Prindërit e tij janë të divorcuar, prandaj Ervini ka një lidhje shumë të fortë me nënën e tij dhe me shumë dëshirë e quan veten “çun mamaje”.

rigels bb7 noa

Rigels 28 vjeç
Ka lindur në Pogradec. Gjithë fëmijërinë e ka kaluar në vendlindje. Në 1997-ën familja e tij është larguar për në Amerikë. Aty fillimisht ka bërë punë të ndryshme, në ndihmë të familjes, por më pas, për t’iu përshtatur ambientit të ashpër që gjeti aty, u bë pjesë e disa bandave për disa vite me radhë. Pikërisht në momentin kur vendosi që jeta e tij të merrte një kthesë pozitive, problemet me dokumentet e detyruan që të kthehet përsëri në Shqipëri, duke lënë djalin e tij të vogël, i cili tanimë jeton me të ëmën, nga e cila Rigelsi është divorcuar. Tani jeton në Tiranë, punon, falet pesë herë në ditë dhe shkon çdo javë në xhami.

jona bb7 noa

Jona 28 vjeç
Ka lindur dhe jeton në Elbasan me të ëmën. Ka edhe dy motra të tjera, të cilat jetojnë jashtë vendit. Ka mbaruar shkollën për laborante dentare, por nuk e ushtron profesionin për të cilin ka studiuar, sepse ka hapur një biznes të sajin dhe merret me estetikë, modelim thonjsh. I pëlqen shumë të ecë dhe të meditojë. Ka një arsye të veçantë se përse ka vendosur që të hyjë në shtëpinë e Big Brother Albania 7: “Pas dy humbjeve të mëdha të jetës sime, të tretën e dua fitore. Nëpërmjet ekranit do zbuloj karakterin dhe forcën time…”.

erald bb7 noa

Erald 24 vjeç
Eshtë nga Durrësi dhe studion në Universitetin e Sporteve në Tiranë, në vitin e fundit. Banon së bashku me familjen dhe punon si instruktor në palestrën që ka hapur së bashku me vëllanë. Përveç sportit, është marrë edhe me modeling, sete fotografimi dhe sfilata. Kohën e lirë pëlqen ta kalojë me miqtë e tij, ndërkohë që një pjesë të mirë të kohës e kalon edhe duke bërë not. Arsyeja që po hyn në shtëpinë e Big Brother Albania 7 është sepse dëshiron të bëhet i famshëm dhe të arrijë televizionin.

Esterina  bb7 noa

Esterina 20 vjec
Lindur në Elbasan e rritur në Tiranë nga dy gjyshërit e saj. Ka filluar të punojë që 16 vjeç dhe momentalisht punon në një call center. Ëndrra e saj është që të bëhet modele. Eksperiencat e para në fushën e modës i ka pasur në Itali. Në Shqipëri punon herë pas here si modele, por sipas saj, është një punë që nuk mund t’i sigurojë jetesën. Një pjesë e familjes së Esterinës rrjedh nga komuniteti egjiptian dhe shpesh, në familjen e tyre janë rritur me idenë, që nuk janë të aftë të bëjnë asgjë. Por ajo ka filluar të kuptojë, se është e aftë të ndërtojë jetën ashtu siç dëshiron. Po hyn në Big Brother Albania 7 për të provuar atë ndjesi, që vetëm pasarelat mund t’ia japin.
Esida bb7 noa
Esida 25 vjeçe

Shkollën e mesme e ka kryer në Cërrik, ndërsa të lartën në Tiranë, për kimi ushqimore dhe më pas për juridik. Ka punuar për disa muaj si asistente avokate. Ka një lidhje shumë të fortë me familjen e saj, sidomos me babanë. Ka aftësi shumë të mira komunikuese dhe është natyrë që bën shumë miq. Është natyrë ambicioze dhe në gjendje që të demaskojë këdo, që nuk i ofron miqësi të pastër. Natyra e saj e pabindur është bërë shkak, që shpeshherë të ndihet e pavendosur, por pavarësisht kësaj, gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, të paktën një vendim ka qenë i palëkundur tek Esida: do të ishte me çdo kusht pjesë e shtëpisë së Big Brother Albania.
Juliana bb7 noa
Juliana 23 vjeç

Ka lindur në Lezhë dhe ka jetuar 17 vjet në Itali, së bashku me familjen. Aty ka mbaruar një shkollë profesionale për parukeri dhe pas kthimit nga Italia, ka punuar një vit parukiere në Lezhë. Vendlindja e saj i pëlqen, por prej dy vjetësh jeton në Tiranë. Këtu ka krijuar miqësi të reja dhe ndihet më e qetë. Ndërkaq, herë pas here kthehet në qytetin e saj, për të takuar të ëmën, e cila pas divorcit me babanë e Julianës jeton vetëm në Lezhë. Julianës i pëlqen shumë të bëhet modele dhe famën që do t’i dhurojë shtëpia e Big Brother Albania 7 do ta shfrytëzojë pikërisht për këtë qëllim.
Ardijana bb7 noa
Ardijana 34 vjeç
Ka lindur në Gjakovë një familje të madhe. Tani jeton në Prizren me mamin dhe dy motrat e saj ndërkohë që dy motra të tjera të martuara jetojnë po në Kosovë. Muzika është pjesë e pandarë e jetës së saj. Eshtë natyrë shumë e shoqërueshme dhe të gjithë e njohin në qytetin ku jeton. Por miqtë e saj të vërtetë dhe më të dashur janë kolegët e punës, me të cilët punon dhe kalon pjesën me të madhe të kohës.
meridjan bb7 noa
Meridian 30 vjeç
Ka lindur në Shkodër dhe që prej vitit 1995 jeton në Tiranë, së bashku me familjen. Ka vazhduar studimet e larta për inxhinieri, por gjithmonë i ka pëlqyer që të merret me menaxhimin e lokaleve të ndryshme, në zonën e Bllokut. I adhuron kafshët dhe ka një qen dhe një iguana. Në kohën e lirë i pëlqen të luajë futboll me miqtë e tij. Ka dëshirë që të jetë i famshëm, prandaj ka vendosur që të hyjë në shtëpinë e Big Brother Albania 7, edhe pse prindërit dhe e fejuara e tij, me të cilën ka tetë vjet lidhje, nuk janë dakord për këtë vendim të tijin.
Mikela bb7 noa
Mikela 38 vjeç
Jeton në Tiranë dhe ka studiuar për anglisht. Ka punuar për shumë vite në Kosovë dhe pasi është kthyer sërish në Shqipëri, ka punuar në Ministrinë e Integrimit. Gjatë kësaj kohe ka ndjekur pasionet e saj, alpinizmi, ecja në natyrë, udhëtimet dhe së fundmi joga. Ka vendosur të hyjë në Big Brother Albania 7 duke synuar shpërblimin e madh, por edhe për t’u shkëputur nga telefoni, interneti, jeta e përditshme. ka qenë një sfidë që ka kohë që e mendon dhe më në fund iu dha mundësia që ta shijojë.
fatjon bb7 noa
Fatjon 28 vjeç

Ka lindur në Novoselë të Vlorës dhe prej shumë vitesh jeton në Itali bashkë me familjen e tij, ku punon në një zyrë postare. Nuk i ka shkëputur lidhjet me vendin e lindjes dhe bashkë me familjen kthehen çdo vit në Novoselë, në shtëpinë e tyre, për të kaluar pushimet. Arsyeja që po merr pjesë në Big Brother Albania 7 është sepse i pëlqen shumë ideja që të mund të fitojë një shumë kaq të madhe parash për një kohë kaq të shkurtër.

daniela bb7 noa

Daniela 28 vjeç
Eshtë nga Elbasani, por ka jetuar për 16 vjet në Greqi. Ka studiuar për laborante dentare dhe së fundmi studion edhe për juridik. Familja e saj vazhdon të jetojë ende në Greqi. Familja është një pikë mbështetjeje në çdo hap të jetës së saj. Pasditet i kalon me miqtë, duke pirë një gotë verë, duke shkuar në kinema apo në teatër. Makina i është kthyer në një pasion më vete. Jo vetëm që i shërben si mjet për të lëvizur, por edhe sa herë që ndihet bosh, bën një xhiro me makinë. Për të, kthimi në Shqipëri ka qenë pak i vështirë, por tani është përshtatur më së miri. Të njëjtën gjë shpreson të bëjë edhe brenda shtëpisë së Big Brother Albania 7.

nevila bb7 noa

Nevila 20 vjeç
Banon në Tiranë, e vetme, sepse e gjitha jeta e saj ka kaluar në fshatin e fëmijëve SOS dhe më pas në komunitetin rinor. Ka mbaruar shkollën e mesme për stilim-rrobaqepësi dhe ka punuar si animatore në aktivitetet për fëmijë. I pëlqen shumë bota e fëmijëve, sidomos bota e tyre. Fshati SOS është vendi ku është rritur edukuar dhe përballur me lloj-lloj eksperiencash. Kësaj here ka vendosur që ta zgjedhë dhe ta jetojë vetë sfidën e saj, të hyjë në Big Brother Albania 7.

valer bb7 noa

Valer 28 vjeç
Ka lindur në Malësi të Madhe dhe jeton në Koplik. Ka kryer studimet e larta për mjekësi në Tiranë dhe më pas është kthyer sërish në qytezën e tij, ku ka familjen. Është i martuar dhe ka një djalë 2 vjeç. Prej pak muajsh punon si mjek në zonën e tij. Ka punuar si model dhe fotomodel dhe ka përfaqësuar Shqipërinë para tre vjetësh në Best Model of the World bashkë me të fejuarën e tij. Njëkohësisht në një televizion lokal ka punuar si prezantues. Vazhdon të realizojë foto dhe kalendarë. I pëlqen jeta që bën në malësi dhe dëshiron që nëpërmjet eksperiencës së re, të ketë mundësi të jetë pjesë e botës televizive.

Në BB7 vjen opinionisti i BB1

Armand Peza, rikthehet pas shtatë vitesh kur ishte edicioni i parë i BBA, si opinionist në këtë program.

Duke komentuar faktin se këtë edicion do të jetë lojë dyshe e banorëve, Armand Peza tha se kjo i bën mirë programit sepse nëse këto gjashtë vitet e kaluara, banorët dhe shikuesit e dinin si funksiononte dhe njihnin strategjitë, tani gjenden të papërgatitur dhe loja bëhet më interesante.
shtepia bb7 noa
Integriteti, Çiltërsia, Bujaria, Besnikëria, Toleranca, Thjeshtësia, Mirësia, Përulësia, Brishtësia, Bukuria, Mençuria, Dhembshuria janë ndër cilësitë mes të cilëve djemtë duhet të zgjidhnin 

Vajzat e zgjedhura

Jona- Sinqeriteti
Andia- Çiltërsia
Matilda- Bujaria
Nevila- Dhembshuria
Violeta- Besnikëria
Daniela- Toleranca
Esterina- Thjeshtësia
Mikela- Durimi
bb7 festa noa
Prezantohen në çifte banorët

Banorët u zbuluan në çifte, fillimisht djemtë dhe më pas vajzat që ato zgjidhnin për të hyrë në çift në banesën e BB7.

Meridiani ishte banori i parë i BB7 dhe Mikela banorja e dytë që simbolizonte “Durimin”.

Banori i tretë është Rigelsi dhe ai zgjodhi “Sinqeritetin” që e mbante Jona.

Banori i pestë është Ervini i cili zgjodhi “Çiltërsinë” që është Ania.

Banori i shtatë është Eraldi, ai zgjodhi “Thjeshtësinë” që ishte vajza tjetër, Esterina.

Banori i nëntë është Enkelejdi. Ai zgjodhi “Bujarinë” që ishte Matilda.

Banori i njëmbëdhjetë është Arditi, ai zgjidhi “Besnikërinë” që ishte Violeta.

Djali i shtatë dhe banori i trembëdhjetë ishte Eraldi Ai zgjodhi vajzën që ishte Esterina.

Djali i tetë dhe banori i pesëmbëdhjetë është Valeri. Ai zgjodhi “Dhembshurinë” e cila ishte Nevila.

Më tej u prezantuan Ardijana, Xhuli dhe Esida të cilat nuk u zgjodhën nga tetë djemtë, por loja për to vazhdon sepse ato hynë të parat në shtëpinë e BB7.
bb7 party noa
Nisja e programit
Rreth orës 21.10 të mbrëmjes së të premtes nisi me transmetim të drejtpërdrejtë në Top Channel, edicioni i shtatë i realit shoë Big Brother Albania.
Programi nisi me një prezantim panoramik të shpejtë të mjediseve ku do të jetojnë rreth 100 ditë banorët e BB7.
Menjëherë më pas, programi vazhdoi me një numër koreografik.
Këto i paraprinë çeljes nga prezantuesja, të edicionit të shtatë të BB7.
arbana osmani noa
Arbana Osmani ishte veshur thjeshtë me një kanotiere dhe një fund bardhezi që disa e komentuan dhe si përparëse.

Arbana njoftoi se spektakli do të jetë çdo të premte gjatë 100 ditëve të ardhshme.

Banorët e BB7 ndryshe nga herët e tjera ishin mbledhur të gjithë në spektakël.

Ata mbanin maska dhe Arbana njoftoi se do të nisë prezantimin e tyre në vazhdim.

***

Këtë herë Big Brother Albania 7 vjen edhe më emocionues se herët e tjera. Personazhe me histori delikate, pikante, argëtuese janë gati për t’u zbuluar. Për njëqind ditë janë përgatitur që t’ju mbajnë mbërthyer para ekraneve. Kanë vërtet shumë për të zbuluar. Sekrete, sidomos.

Gjithçka do të deshifrohet ditë pas dite e natë pas nate, pa u bërë për asnjë moment të mërzitshëm e aq më pak monotonë, premton stafi organizues. Formula të reja, sfida, lojëra e pengesa, të cilat ata që janë brenda do t’i kapërcejnë e ju që jeni jashtë do t’i shijoni.

Se ç’do të ndodhë gjatë gjithë këtyre ditëve aty brenda, askush nuk mund ta marrë me mend. E papritura është fjalëkalimi i gjithë spektaklit dhe edicionit të sivjetshëm, – premton stafi organizator.