Nipi e zgjon gjyshen nga gjumi: ‘Ka vdekur Castro’, reagimi i saj do t’ju bëjë të qeshni me lot (Video)

loading...

ergher_1480253058-4137665

loading...
Disa kubanë që jetojnë në Amerikë janë duke postuar video të reagimeve emocionale të gjyshërve dhe gjysheve të tyre, pasi që mësojnë lajmin për vdekjen e Fidel Castros. Brian David Ramos, 17-vjeçar, s’e ka humbur as edhe një sekondë për t’ia kumtuar lajmin gjyshes së vet kur u bë e ditur të shtunën në orën 1 të mëngjesit se revolucionari kontrovers i Kubës kishte vdekur, Ramos vrapon menjëherë për ta zgjuar nga gjumi gjyshen Flora Lorenzo, 84-vjeçare, në shtëpinë e tyre në Flordia, në mënyrë që ajo ta mësonte lajmin. Adoleshenti futet me vrull në dhomën e saj të erret dhe e ndez dritën duke bërtitur “Ita! Ita!”, version i shkurtër për “Abuelita”, fjalë spanjolle për gjyshen. “Se murio Fidel!” ka vdekur Fideli i thotë ai asaj. “Que?” çfarë pyet ajo, e habitur nga paraqitja e papritur e nipit në dhomën e saj. “Se muroi Fidel!” e përsërit ai, derisa gjyshja e hedh batanijen dhe ngritët e tronditur. Ishte një zgjim i mirëseardhur për Flora, e cila, sipas Ramosit, kishte ikur nga Kuba në vitin 1974, për të shpëtuar nga regjimi shtypës, diskriminimi dhe keqtrajtimi i Castros.

loading...