Nikoliq, Ashtonit: Serbia kurrë s’do ta pranoj pavarësinë e Kosovës

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka deklaruar në Beograd, pas takimit me kreun shtetëror të Serbisë, se vendimi mbi hapjen e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE është historik dhe se nuk ka kushte të reja.Në një konferencë për gazetarë pas takimit, baronesha Ashton rekomandoj se udhëheqja e Serbisë ka treguar vizion dhe guxim në marrjen e vendimeve të rënda dhe me ballafaqimin me sfida të mëdha politike që, sikurse tha, ka rezultuar me vendimin e të gjithë anëtarëve të BE mbi hapjen e negociatave për anëtarësim pa kushte të reja.

Shefja e diplomacisë evropiane me këtë raste lavdëroj përparimin e arritur në bisedimet me Prishtinën dhe ceku se ka qenë e kënaqur kur anëtarëve të BE ua ka prezantuar atë përparim, si dhe me faktin që ka mundur të thotë se ekzistojnë rezultate konkrete në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, transmeton RTK.

”Dje jam takuar për të 13 herë me kryeministrat Daçiq dhe Thaçi dhe do të takohem serish, bisedimet do të vazhdojnë në javët dhe muajt që janë para nesh. Nuk do të ketë pushim veror për të gjithë, sepse duhet të tregojmë përparim”, theksoi Ashton. Ajo shtoi se është e kënaqur që Serbia po përgatitet me përshpejtim për negociata për anëtarësimin, duke cekur se edhe BE po e bën pjesën e vet të punës.

Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq deklaroi se Serbia po vazhdon me temp të njëjtë për t’i përmbushur detyrimet që i ka marrë ndaj BE, por edhe ndaj qytetarëve të vet kur është fjala për një jetë më të mirë.

Nikoliq tha se në këtë takim është biseduar mbi të gjitha problemet, se asaj ia kanë paralajmëruar se çka mund të bëj Serbia me pëlqimin e qytetarëve, çka është ajo që duhet të bëhet por edhe çka është ajo që do të jetë pikë kthese.

Presidenti serb tha se Ashton edhe njëherë i kanë thënë se “kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës“ kurse ajo është kundërpërgjigjur “se në BE këtë e dinë dhe askush nga Serbia nuk po kërkon që ta njoh Kosovën“.

Ai theksoi se ekziston komunikimi i hapur me “institucionet e përkohshme në Prishtinë”, se ekzistojnë dy pikëpamje: njëra serbe se Kosova është autonomi substanciale, dhe e dyta shqiptare – se Kosova është e pavarur, dhe për këtë shkak kurrë nuk do të merreshin vesh pa BE, dhe se ajo marrëveshje me siguri do të jetë bazë për një bashkëpunim më të mirë të ardhshëm. ”BE e ka librin e detyrimeve që duhet ta përmbush Serbia”, tha Nikoliq.

Sipas tij, Serbia është e vetëdijshme për obligimet e veta, qeveria me të shpejtë po e përgatit ekipin i cili do ta shpijnë nga negociatat në negociata. “Vështirë se dikush mund ta largojë Serbinë nga rruga e vet evropiane“, rekomandoj Nikoliq.

Kryeministri Daçiq tha se Beogradi dhe Prishtina duhet ta vazhdojnë dialogun mbi të gjitha temat me interes, e jo vetëm mbi ato që na imponojnë tjerët, por saktësoj se vazhdimi i dialogut assesi nuk do të thotë se marrëveshja po shkon në drejtim të ndonjë dokumenti obligues juridik ose të njohjes së Kosovës. Daçiq me këtë saktësim reagoj në pyetjen – a ka kornizë kohore për pjesën e dytë të marrëveshjes, që ia drejtoj raportuesi i Reutersit baroneshës Ashton.

Kryeministri serb tha se Beogradi e Prishtina duhet ta vazhdojnë dialogun edhe mbi çështjet tjera, sikurse janë prona shtetërore e private, pozita e Kishës ortodokse serbe, trashëgimia kulturore, prona kishtare e jo vetëm mbi ato “që na i imtojnë tjerët”, duke shtuar se do të ketë edhe shumë tema dhe kemi për shumë gjëra të bisedojmë në periudhën e ardhshme.

Në takimin me krye-diplomaten evropiane, i cili ka zgjatur rreth 90 minuta, kanë marrë pjesë pos presidentin Nikoliq edhe kryeministri Ivica Daçiq dhe nën-kryeministri i parë Aleksandar Vuçiq.

Shefja e diplomacisë evropiane nesër do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë./LajmeOnline/