Nik Xhelilaj sonte “pushton” Televizionin gjerman me rolin e Winnetou në RTL (Video)

loading...

loading...
RTL, Televizioni Privat Gjerman, rikthen 50 vite pas suksesit të parë, aventurat e “Winnetou”, një nga prodhimet më të suksesshme dhe më të ndjekura të kinematografisë gjermane. Krijuesit e saj, ia kanë besuar protagonistin kryesor, “Winnetou”, Nik Xhelilajt, aktorit shqiptar që regjisori Philip Stolzl e quan ylli i shndritshëm ndërkombëtar raporton Gazeta Blic. Xhirimet janë zhvilluar në Kroaci. Filmi në tre pjesë do të shfaqet nga data sonte, me 25 dhjetor për 3 mbrëmje me radhë aventurat që bazohen në romanet e Karl May. Filmi është remake dhe i bazuar në librin e Karl May, një nga shkrimtarët më të suksesshëm, me 200 milionë kopje të shitura në gjithë botën. Televizioni RTL është më i shikuari në Gjermani kurse Nik Xhelilaj këto ditë është i pranishëm në pothuajse të gjitha gazetat e mëdha gjermane me intervista e portrete të cilat janë një marketing si për aktorin e suksesshëm shqiptar ashtu edhe kombin e vendin e tij. Xhelilaj i cili në Gjermani u njoh përmes filimit “Der Albaner” tashmë ka hapur dyert e mëdha të famës pasi që RTL shihet nga dhjetëra miliona shikues gjerman sidomos në kohën e pushimeve të Krishtlindjeve dhe ndërrimit të motmoteve. RTL ka njoftuar që do të transmetojë serialin pa reklama

loading...