Ngritet aktakuzë ndaj Milam Zekës

EULEX ka ngritur aktakuzë ndaj gazetarit Milaim Zeka. Ai akuzohet për vepren penale të shkeljes së fshehtësisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe EULEX, nëpërmjet një komunikate.

Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) e ka parashtruar një aktakuzë kundër dy të pandehurve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Të dy të pandehurit akuzohen për veprën penale të Shkeljes së fshehtësisë së procedurës, kurse njëri nga këta të pandehur është akuzuar gjithashtu për veprën Tentim i pengimit të provuarit ose procedurës zyrtare.
Këto vepra ndërlidhen me të ashtuquajturin “rasti Drenica”, njofton kumtesa e EULEX-it. Rasti është duke u hetuar nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK-ja.